Transmetuar më 12-11-2018, 23:11

Ministri i Jashtëm është ndalur edhe tek rasti i eurodeputetes qipriote, Eleni Theocharous, e cila u shpall “non grata” (si person i padëshirueshëm) pas zhvillimeve në Bularat.

Bushati deklaroi se ajo sot ka kërkuar që çështja e minoritetit grek të diskutohej në Parlamentin Europian, por sipas tij, ky institucion ka votuar kundër propozimit të saj.

Sipas Bushati, thirrjet e saj nuk ishin gjë tjetër, por një cenim i interesave shtetërore.

“Eurodeputetja e shpallur non-grata ka kërkuar sot qe çështja e minoritetit grek te diskutohej ne Parlament Europian por është votuar kundër. Nuk bëhet fjalë për sharjet ndaj qeverisë. Në këtë rast bëhet fjalë për cenim të interesave shtetërore”, tha ai në “Real Story”.