Transmetuar më 12-11-2018, 22:31

Prej disa orësh në pikat e kalimit kufitar të Kakavijës dhe Kapshticës pala greke ka ndaluar kalimin e qytetarëve shqiptarë drejt territorit të saj.

Kjo, pasi pala greke thotë se ka probleme me sistemin.

Menjëherë pas kësaj ka reaguar Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati në emisionin “Real Story”.

Ai shprehet se pala greke i ka informuar për problemin me sistemin, ndërkohë që po bëhen verifikime.

“Pala greke na ka informuar se ka probleme në sistem. Ne po punojmë për ta verifikuar nëse kjo është e vërtetë”, tha Bushati./a.k/noa.al/