Transmetuar më 12-11-2018, 16:13

Veshkat rregullojnë nivelet e fosfatit, kalciumit dhe mineralet e ndryshme në organizmin tonë. Një tjetër detyrë me vlerë e veshkave është filtrimi dhe nxjerrja jashtë e “mbeturinave” të trupit. Ato filtrojnë deri në 200 litra gjak çdo ditë vetëm për të bërë një deri në dy litra urinë.

Detyra jote është t’i mbajmë ato të shëndetshme në mënyrë që veshkat mund të kryejnë të gjitha këto detyra. Nëse vëreni ndonjë nga shenjat paralajmëruese si ngjyrë e errët urine, dhimbje e papritur, lodhje, ndjesi e ftohtë, ju duhet të kontaktoni mjekun tuaj. Disa nga zakonet tona ditore kanë një ndikim të drejtëpërdrejtë negativ tek veshkat. Situatat e mëposhtme duhet t’i shmangni!

Mungesa e ujit çon në dëmtime serioze të veshkave- Veshkat nuk mund të eleminojnë toksinat nga trupi pa ndihmën e ujit.

Mbajtja e të gjitha toksinave të rrezikshme në veshkat tuaja për një periudhë më të gjatë do t’i dëmtojë ato. Prandaj, bakteret e dëmshme shkaktojnë infeksione në traktin urinar dhe veshkat tuaja.

Cigarja- Pirja e duhanit është një zakon që dëmton të gjithë trupin tuaj.

Më shumë kripë se çduhet – Veshkat metabolizojnë 95% të natriumit të konsumuar me ushqimin. Kur ju  merrni më shumë ushqime të kripura, veshkat janë të detyruara të rrisin aftësinë e tyre të punës për ta nxjerrë atë jashtë.