Transmetuar më 12-11-2018, 13:19

Ka dalë sot para Gjykatës së Tiranës, pedagogu i cili u arrestua gjatë kësaj të premte për llogari të drejtësisë italiane, ku rezulton i dënuar për trafik droge.

“Arrest me burg” për 40 ditë me qëllim ekstradimi, është vendimi i marrë ndaj tij.

Kjo pasi 47-vjeçari rezulton i dënuar nga drejtësia italiane, me 4 vite e 20 ditë burg për trafik droge.

Arrestimi i tij u bë me kërkesë të autoriteteve italiane, i kërkuar për trafik droge.