Transmetuar më 12-11-2018, 11:28

Kryeministri Edi Rama, i është përgjigjur opozitës lidhur me heqjen e “Shqiponjës”, nga rrethrrotullimi që çon për në autostradën Tiranë-Durrës dhe Kamëz.

Në një gjuhë ironike, ai thumbon kryedemokratin Lulzim Basha dhe ish-Kryeministrin Sali Berisha.

“Kadriu ati, biri dhe shpirti katran, paskan marrë në mbrojtje nga unë shqiponjën e flamurit, ndërsa unë kam folur për shfytyrimin vulgar të asaj shqiponje, të shkulur nga flamuri e të ngulur mu në hyrje të Tiranës prej kadrinjve pa din e iman, që nga shëmtia u vjen e tërë kënaqësia”, shkruan Rama.

Gjithçka pasi Basha dhe Berisha iu kundërpërgjigjën Ramës, duke e akuzuar se e bën gjithçka për të mbushur xhepat e vetë, duke nëpërkëmbur edhe simbolin kombëtar dhe se e krahason me korbin.

Statuja e “Shqiponjës” e derdhur me në çelik të rëndë, me lartësi 10 metra shqiponja, 6 metra e lartë dhe me bazament katër metra, u vendos me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë në nëntor të vitit 2012.

Heqja e saj u bë për t’i hapur rrugë projektit për ndërtimin e “Unazës së Re”.

Sakaq në vend të “Shqiponjës”, projekti parashikon ndërtimin e një mbikalimi. /a.y/noa.al

Krahasoi shqiponjën me korbin? Berisha "shpërthen" ndaj Ramës: Ti je një faqezi

“Shqiponja vulgaritet”, Basha-Ramës: Kur zgjedh për simbol hashashin, kështu të duket

Heqja e “Shqiponjës”, Rama: Vulgaritet i ngjitur në piedestal