Transmetuar më 12-11-2018, 09:21
Foto ilustruese

Një zjarr i beftë i rënë në një banesë në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka bërë që i zoti i shtëpisë të mbetet i lënduar.

Në banesën e I.L., rreth 77 vjeç, në fshatin Katundi i Ri, Elbasan, ka rënë zjarr.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë dhe zjarrfikësja, ku kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Por si pasojë e zjarrit në përpjekje për ta shuar I.L., është lënduar duke pësuar disa djegie.

Fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, në spitalin e Elbasanit.

Aktualisht grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të zjarrit, ku nga hetime paraprake dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e shpërthimit e bombulës së gazit. /a.y/noa.al