Transmetuar më 12-11-2018, 07:43

Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi, këtë të diel ka festuar ditëlindjen, një ditë e shënuar për këdo, por që e bija ja ka bërë edhe më speciale.

Vajza e Peleshit, Aleksia, i ka bërë një urim publik në rrjetet sociale, ku e quan të atin krenarinë e saj më të madhe.

“Ndoshta ti nuk je në dijeni, por je babai, shoku, politikani dhe njeriu më i mirë e më i aftë që ekziston”, shkruan Aleksia teksa publikon një fotografi nga vegjëlia teksa i ati e mbante në krahë.

Ajo thotë se i ati meriton më shumë se kushdo pasi është njeriu më i mirë që ekziston.

“Gëzuar ditëlindjen krenaria ime më e madhe! Je njeriu më i drejtë, inteligjent, ambicioz, këmbëngulës e optimist që kam njohur ndonjëherë. I jam jashtë mase mirënjohëse Zotit që më ka dhuruar fatin e të lindurit si bija jote. Çdo arritje e imja të dedikohet ty dhe gjërave që mësoj përditë prej teje.

Ty, që shpërndan virtytet e dijet e tua të shumta kudo që shkel! Ndoshta ti nuk je në dijeni, por je babai, shoku, politikani dhe njeriu më i mirë e më i aftë që ekziston. Një ditë do u mësoj fëmijëve gjithçka më ke mësuar ti mua, sepse prej teje duhet të marrë shembull çdo individ, në mënyrë që, siç të thashë edhe vjet, bota të bëhet një vend më i mirë. Të uroj edhe 100 vite të lumtura.

Ti i meriton më shumë se kushdo. Të dua shumë, ba!”, shkruan Aleksia. /a.y/noa.al