Transmetuar më 11-11-2018, 22:53

Ergys Kaçes mund të kishte hyrë në historinë e ndeshjeve derbi të Greqisë, mes Olimpiakosit dhe Panathinaikosit, nëse Cisse nuk do të kishte shënuar golin e barazimit në minutën e 90-të.

Mesfushori energjik shqiptar, një titullar i palëvizshëm tashmë me “të gjelbrit”, ka shënuar një supergol, por festa e tij personale dhe ajo e skuadrës është prishur pikërisht në fund, me sfidën që ka përfunduar në barazim 1-1.

Goli i realizuar në minutën e 61-të nga shqiptari, ka bërë të heshtë stadiumin “Karaiskaqi”, teksa Kaçe, me një veprim të zgjuar, ka ngritur topin mbi kokën e një kundërshtari dhe me sferën në kërcim gjysmë lartësi, ka goditur diagonal nga 25 metra, duke shënuar në trekëndëshin e portës së Sa.

Olimpiakos-Panathianikos 0-1! Por në fund, vjen goditje, kur pritej që ndeshja të përfundonte, bardhekuqtë kanë barazuar me Cisse.

Më poshtë keni golin e shënuar nga Kaçe: