Transmetuar më 11-11-2018, 18:32

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha paralajmëron fakte dhe dokumenta për skemën e hajdutërisë, siç e quan ai te "Unaza e Re".

Nëpërmjet një statusi në llogarinë e tij në Facebook, Basha shkruan se për të mbushur xhepat, kryeministri Edi Rama nuk ndalet as para lotëve të fëmijëve.

Se çfarë fshihet pas heqjes së "Shqiponjës" dhe pas shkatërrimit të 300 shtëpive në "Astir", kryedemokrati, siç deklaron vetë ai, pritet të dalë nesër me fakte

"Kryehajduti për të mbushur xhepat e tij nuk ndalet para lotëve të fëmijëve, as para shtëpive të njerëzve dhe as para simboleve kombëtare. Pse u hoq Shqiponja? Ç’aferë fshihet pas shkatërrimit të 300 shtëpive te Astiri? Nesër me fakte e dokumenta skema e hajdutërisë te Unaza e Re", shkruan Basha në Postimin e tij./a.k/noa.al/