Transmetuar më 11-11-2018, 14:30

“Kur linde 11 vjet më parë, unë dhe mami zgjodhëm emrin tënd Lucy, duke e ditur se kuptimi ishte dritë. Drita jote ka qenë gjithmonë plotë shkëlqim e shtrenjta ime”.

Nis me këto fjalë postimi emocionues i babait të një vajze të vogël, e cila gjeti vdekjen nga tumori, 6 vite, pasi të njëjtin fat kishte pasur e shoqja.

Vogëlushja rreth dy vite më parë u diagnostikua nga një tumor në kokë, i cili ishte pakurueshëm.

Burri humbi edhe një vajzë me emrin Ruby, e cila ndërroi jetë 14 orë pasi erdhi në jetë nga lindja me operacion.

“Teksa pashë të shuheshin motrën tënde Ruby dhe nënën tënde gjatë viteve të fundit ishte një dramë e vërtetë, por edhe më e rëndë është ikja jote 16 muaj pasi u lajmëruam për fundin. Por sa do e dhimbshme kjo eksperiencë, nuk do kisha zgjedhur të isha në asnjë vend tjetër gjatë kësaj periudhe. Ishte një vajzë ëndrrash, perfeksioni absolut. Ishte e mirë si ari, kaq e çmuar, e bukur si zemra më e pastër në botë. Duhet të kesh ngjarë nga mami yt”, shkruan burri më tej.

Ai vijon duke thënë se ishte vajza më e mirë në botë dhe se nuk ka dëgjuar asnjëherë një fjalë të keqe për të, duke e bërë krenar si baba, shkruan noa.al.

“Nuk u ankove kurrë për asgjë gjatë trajtimit tënd dhe më befasove me forcën dhe kurajën që shfaqe. Ishe e bukur brenda dhe jashtë dhe do më mungojë buzëqeshja jote rrezëllitëse, shpirti yt i ndjeshëm perfekt. Bota është një vend shumë më i keq pa ty dhe shpresoj që mami dhe Ruby të kujdesen për ty tani. Të dua shumë Lucy dhe kam dashur gjithçka prej teje. Më vjen keq që nuk munda ta ndaloja këtë sëmundje që të merrte jetën. Nuk do rresht kurrë së të dashuri. Nëse do kisha mundësi që të ribëja gjithçka pa ndryshuar rezultatin, duke nisur që nga lindja jote, nuk do ndryshoja asgjë, sepse ti ishe perfeksioni. Do më mungosh princesha ime e bukur. Fli me engjëjt e vogla ime. Të dua shumë shumë… babi”.

Vogëlushja angleze Lucy Moroney, u nda nga jeta këtë të premte, duke shkaktuar hidhërim të madh tek i ati Joe Moroney. /a.y/noa.al