Transmetuar më 11-11-2018, 13:52

Kryeministri Edi Rama reagon lidhur me heqjen e “Shqiponjës”, nga rrethrrotullimi që çon për në autostradën Tiranë-Durrës dhe Kamëz.

Rama thotë se asnjëherë më parë vulgariteti nuk ishte ngjitur në piedestal.

“Kurrë vulgariteti s’kishte hipur me më shumë prepotencë në një piedestal, se sa në rastin e kësaj ‘shqiponje’ në mesin e një skenografie pseudoklasike prej hyrjeje në kazino, që natën e bënte hyrjen e Tiranës si skenën e një filmi nga një tregim i Edgar Alllan Poe-s! Më në fund u hoq”, shkruan Rama.

Statuja e “Shqiponjës” e derdhur me në çelik të rëndë, me lartësi 10 metra shqiponja, 6 metra e lartë dhe me bazament katër metra, u vendos me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë në nëntor të vitit 2012.

Heqja e saj u bë për t’i hapur rrugë projektit për ndërtimin e “Unazës së Re”.

Sakaq në vend të “Shqiponjës”, projekti parashikon ndërtimin e një mbikalimi. /a.y/noa.al