Transmetuar më 11-11-2018, 12:45

Këngëtari Shpat Kasapi, i cili për disa vite ka qenë i lidhur me ish-Missin dhe këngëtaren Afërdita Dreshaj, ka befasuar me atë që ka thënë për të.

Kjo pasi duket se pesë vitet e kaluara bashkë, kanë lënë gjurmë te këngëtari.

Teksa ishte i ftuar në emisionin “Shiko kush luan”, ku gjatë një loje duhej të zgjidhte një vajzë për t’u martuar dhe kur iu shfaq foto e Afërditës, Shpati tha, “Ma hiqni aman këtë e kam pas”.

Kështu ai zgjodhi Genta Ismajlin në vend të Afërditës.

Madje ai pohoi se kishte ndjerë një çlirim shumë të madh që Afërdita u martua.

Kujtojmë se gjatë verës, Afërdita u martua me sportistin e hokeit, çekun Jakub Kindl. /a.y/noa.al