Transmetuar më 11-11-2018, 12:31

Deputeti socialist Taulant Balla reagon lidhur me arrestimin e pedagogut të kërkuar nga drejtësia italiane për trafik droge.

“Mirëmëngjes Lulzim! Je zgjuar? Kur hidheshin themelet e Republikës së Re në çadrën e “lirisë” në krahun tënd gjendej shpesh një person në kërkim ndërkombëtar”, shkruan Balla mesditën e sotme.

47-vjeçari u vu në prangat e policisë së Tiranës, pasi rezulton i dënuar me 4 vite e 20 ditë burg, për trafik droge.

Ndalimi i tij nga policia shqiptare është provizor, pasi pritet ekstradimi drejt Italisë.