Transmetuar më 10-11-2018, 19:32

Një ngjarje e rëndë me pasojë plagosjen e 2 personave ka ndodhur në Bilisht.

Mësohet se 2 të rinj janë konfliktuar mes tyre gjatë ditës së sotme, dhe si pasojë janë plagosur të dy.

Mësohet se njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Personi i cili ndodhet në gjendje të rëndë, është B.L., 23 vjeç, banues në fshatin Kuç i Zi, i cili wshtw i shtruar në Spitalin e Korçës.

Ai dyshohet se është goditur me me kaçavidë nga Gevi Osmanllari, 21 vjeç, banues në Bilisht.

Gjatë konfliktit, ka marrë dëmtime fizike edhe 21-vjeçari Osmanllari, i cili pas ndihmës mjekësore ndodhet në Komisariatin e Policisë Devoll, ku po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale.

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./a.k/noa.al/