Transmetuar më 10-11-2018, 17:18

Pranga për një shqiptar në Itali pasi u kap me drogë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme, ndërsa policia vendase ka arrestuar edhe një shtetas italian.

Sipas mediave italiane, të arrestuarit janë M. A., 21 vjeç dhe A. A., 24 vjeç banues në Ragusa.

Pas kontrolleve nga policia atyre iu është gjetur një sasi prej 500 gram marijuane.

Dyshohet se dy të rinjtë kanë bashkëpunuar edhe me persona të tjerë në shpërndarjen e kokainës.

Të arrestuarit janë dërguar në paraburgim, ndërsa rasti në fjalë i ka kaluar drejtësisë./a.k/noa.al/