
Për të hequr poret e lëkurës, është më e thjeshtë nga sa mund ta mendonit.
Ka disa mënyra me produkte që mund t’ i bëni edhe në shtëpi.
QULLI ME SODË BUKE
Përgatisni një qull duke përzier 2 lugë sodë me 2 lugë ujë. Më pas, këtë masë vendoseni në fytyrë dhe lereni që të qëndrojë për 15 minuta, me më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë.
UJI I TRËNDAFILIT ME LIMON DHE TRANGUJ
Qërojeni trangullin, dhe më pas shtypeni atë. Vendoseni në një enë, shtoni disa pika lëng limoni dhe një lugë uji nga trëndafili. Më pas përziejeni mirë. Vendoseni këtë preparat në një leckë të pastër. Filloni që ta vendosni në fytyrë. Më pas, shpëlajeni fytyrën me ujë të ftohtë.
MASKA NGA TË BARDHAT E VEZËS
Mund ta përgatisni maskën tuaj natyrore për fytyrë duke përzier të bardhën e dy vezëve me disa pika limoni.
Lereni këtë maskë në fytyrë disa minuta derisa të thahet. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të ftohtë.
Kjo maskë natyrore largon qelizat e vdekura të lëkurës dhe mbyll poret në të njëjtën kohë.