Transmetuar më 10-11-2018, 13:05

Karroca e famshme e shkencëtarit të ndjerë Stephen Hawking është shitur në një ankand në ditën e enjte për 300 mijë dollarë.

Hawking kaloj pjesën më të madhe të jetës së tij në karrocë pas problemit që kishte me neuronet.

Shkencëtari i famshëm ndërroj jetë në mars të këtij viti në moshën 76 vjeçare.

Gjatë karrierës së tij Stephen pati shumë suksese në fushën e shkencës duke fituar çmime të shumta.

Ai iu bë i njohur për publikun dhe botën studimore nëpërmjet librave të tij shkencorë mbi fizikën moderne.

Në vitin 1963 Hawking u diagnostikua me Amyotrophe Lateralsklerose (ALS), dhe që prej vitit 1968 është udhëzuar të përdorë karrocë. /k.k/noa.al/