Transmetuar më 10-11-2018, 12:11

Vijon të bëjë jehonë ngjarja e Bularatit, dhe veçanërisht ceremonia mortore për Kostandino Kacifas.

Së fundmi ka qenë zv/ministrja greke e rendit, Katerina Papakosta, që ka deklaruar se me Shqipërinë, Greqia duhet të hapë një dialog të sinqertë për të drejtat e minoritetit.

Por ajo nuk ngurron të përmendë edhe integrimin për Shqipërinë kur flet për të drejtat e minoritetit grek.

"Ashtu si Shqipëria ka pretenduar për shqiptarët jashtë vendit autonominë apo dhe pavarësine, duhet t’i japë minoritetit të gjithë të drejtat. Ky përbën dhe një kusht nga BE për integrimin europian", ka thënë zzrtarja e lartë.

Ndërkohë, një ditë më parë, Shqipëria shpalli non grata 52 shtetas grekë pas ngjarjeve në Bularat.

Nga ana tjetër, Greqia ka kërkuar sqarime për këtë vendim. /k.k/noa.al/