Transmetuar më 10-11-2018, 08:15

Policia Rrugore e Tiranës ka ndërmarrë një aksion për ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve ‘rebelë’, në sajë të ruajtjes së sigurisë në rrugë.

Kështu, gjatë një kontrolli të ushtruar në Tiranë gjatë kësaj fundjave, policia ka konstatuar 21 raste ku shoferët drejtonin mjetin në gjendje të dehur, ndërsa disa prej tyre ecnin me shpejtësi nga 150 km/h deri në 176 km/h. Këta drejtues mjetesh janë penalizuar.

Policia Rrugore e Tiranes vijon kontrollet me Radar ne rrugen interurbane Tiranë-Durrës për parandalimin e aksidenteve. Prej orës 20.00 të mbrëmjes e deri në orën 02.00 të mëngjesit të sotëm janë konstatuar 21 raste të tejkalimit të shpejtësisë deri në dy fish mbi normën e lejuar.

Shpejtësi që varionin nga 150 km/h deri në 176 km/h, duke u kthyer në rrezik potencial për sigurinë e jetës. Policia e kryeqytetit do vijojë kontrollet përgjatë fundjavës me shërbime të shtuara duke përdorur radarin e dragerat, me qellimin e vetëm, sigurinë e jetës në rrugë.

Mos ✈ por zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor, se në rastin më të mirë ju pret ???✍✍✍, e në rastin më të keq ?? dhe destinacioni për ?❓❓❓❓”, thuhet në njoftimin e policisë në “Facebook”.

Po ashtu policia Rrugore e Tiranës ka kryer kontrolle edhe tek mjetet e transportit publik në orët e vona të natës, ndërsa thuhet se nuk janë konstatuar shkelje të rregullave të qarkullimit.

“Policia Rrugore e Tiranës, pas kontrolleve në orët e para të mëngjesit, po vazhdon kontrollin e mjeteve të transportit publik në oret e vona, me qellim verifikimin e nivelit të alkoolit dhe shkelje të tjera gjatë transportit.

Gjatë mbrëmjes përgjatë 1 ore u kontrolluan dhe u verifikuan 22 mjete të kësaj kategorie dhe nuk u konstatua asnjë rast nën efektin e alkoolit.”, shkruan policia./b.l/noa.al/