Transmetuar më 09-11-2018, 23:10

Një video tronditëse është publikuar dhe tregon një ngjarje tepër të rëndë, marrë nga kamerat e sigurisë në një rrugë të Stambollit.

Pamjet në video tregojnë një 15-vjeçar që është duke ecur në rrugë me tre bashkëmoshatarë të tij, kur qëllohet me çifte nga mbrapa nga një distancë e vogël.

Teksa djemtë e tjerë vrapojnë dhe ikin, nxënësi i plagosur mbetet i shtrirë në tokë. Autori i plagosjes, shok klase me 15-vjeçarin, i afrohet afër me çifte dhe me gjakftohtësi e qëllon sërish në kokë.

Ndërsa policia nisi një hetim për incidentin, dëshmitarët okularë thanë për mediat lokale se dëgjuan tre të shtëna.

Autori, i cili u arrestua, i tha policisë se e kishte vrarë shokun e tij të klasës pas një debati dy ditë më parë me të. /k.k/noa.al/