Transmetuar më 09-11-2018, 21:19

Këtë të shtunë, nesër, do të kalojnë pranë Tokës tri asteroidë.

Kjo është konfirmuar nga NASA, teksa thuhet se trupat do të kalojnë brenda një kohë  relativisht të shkurtër.

Asteroidi i parë, i quajtur “2018 VS1”, do të kalojë të shtunën rreth orës 14:18. Raportohet se ky asteroid do të ketë përmasa 13 me 28 metra.

foto galeri

I dyti, “2018 VR1” do të kalojë 16 minuta më pas, ndërsa i treti dhe i fundit që  është parashikuar do të kalojë 3 orë më vonë.

Pavarësisht kësaj, NASA jep siguri në parashikimin e saj se asteroidet do të jenë në një distancë të sigurt nga Toka. /k.k/noa.al/