Transmetuar më 09-11-2018, 15:54

Arrestohet autori i vrasjes së kryetarit të Njësisë Administrative Kotë të Selenicës.

Ai është identifikuar me emrin Admir Delaj, rreth 43 vjeç, që qëlloi mbi Fatmir Hado.

Noa ka mësuar se të dy ishin në një lokal dhe kishin debatuar për më shumë se 30  minuta, deri sa degjeneroi në krim.

Viktima u qëllua me armë gjahu.

Forca policie u vunë në ndjekie dhe kapën autorin e ngjarjes së rëndë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të situates, pas marrjes në pyetje të autorit /k.k/noa.al/

Vrasja e zyrtarit në Selenicë, identifikohet autori i krimit

Vrasje me armë zjarri në mes të ditës, zyrtari lokal qëllohet për vdekje