Transmetuar më 09-11-2018, 15:23

Vritet me armë zjarri kreu i Njësisë Administrative Kot, në Selenicë të Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, dhe viktimë ka mbetur Fatmir Hodo.

Ai është qëlluar me armë gjahu nga persona ende të paidentifikuar.

Fatmir Hodo, kreu i Njësisë Administrative Kot, është zgjedhur në vitin 2015.

Nuk dihen ende rrethanat, ndërsa drejt vendit të ngjarjes janë nisur forca të shumta policie. /k.k/noa.al/