Transmetuar më 09-11-2018, 12:52

Çmime të çmendura deri në 70 mijë sterlina për biletë ose rreth 80 mijë euro, për konferencën e ish-zonjës së parë të Amerikës, Michelle Obama.

Konferencën ajo do e mbajë në Royal Festival Hall të Londrës, për të prezantuar librin e saj me kujtime.

Siç raportojnë mediat angleze, sapo nisi shitja e biletave, zyrtarisht varionin nga 30 deri në 125 sterlina në varësi të vendeve, por tashmë çmimet janë shtrenjtuar edhe më shumë duke shkuar në 72 mijë sterlina, ku një pjesë shiten në tregun e zi.

Michelle Obama do të prezantojë zyrtarisht biografinë e saj, në krahë të shkrimtares Chimamanda Ngozi Adichie e cila ka bërë jetëshkrimin e saj, shkruan noa.al.

Bëhet fjalë për një biografi duke nisur nga fëmijëria në South Side Chicago dhe deri në vitet në Shtëpinë e Bardhë. /a.y/noa.al