Transmetuar më 09-11-2018, 10:47

Dy persona janë vënë në prangat e policisë, pas aksidentit të ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në Korçë, ku humbën jetën babë e bijë.

Të arrestuarit janë Petrit Kupe, 61 vjeç, banues në fshatin Drithas dhe Laurenc Pallashi, 29 vjeç, banues në fshatin Zerec.

Arrestimi i tyre u bë pasi në unazën e qytetit të Korçës, duke drejtuar respektivisht mjetin tip “Volkswagen” me targa AA837JU dhe mjetin tip “Benz” me targa AA831AA, janë përplasur me njëri-tjetrin dhe kanë dalë nga rruga.

Për pasojë kanë shkaktuar vdekjen e Sokol Hoxhës, 32 vjeç dhe të vajzës së tij P.Hoxha, 6 vjeçe, banues në Korçë, të cilët kanë qenë duke ecur në trotuar.

Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. /a.y/noa.al

Aksidenti në Korçë, vdes babai dhe vajza 6-vjeçe