Transmetuar më 09-11-2018, 10:10

Demokracia e Re, partia më e madhe opozitare në Greqi, ka reaguar lidhur me deklaratat e Kryeministrit Edi Erama, pas funeralit të minoritarit grek, Konstandinos Kacifas.

Kjo parti i cilëson të papranueshme dhe provokative deklaratat e Ramës.

“Deklarata të papranueshme dhe provokative. I hedhin benzinë zjarrit. Qeveria greke hesht dhe në këtë mënyre e inkurajon”, thuhet në deklaratë.

Kjo pasi një ditë më parë, duke komentuar thirrjet antishqiptare gjatë funeralit në Bularat, Raam tha se shteti ynë nuk lufton as me arkmorte dhe as me provokatorë

varrimesh.

“Kush erdhi për të provokuar, hyri, turpëroi veten e flamurin e tij dhe iku. Patriotizmi nuk është të urresh tjetrin e gjuhen e tij, po të duash vendin e gjuhen tende”, u shpreh Rama.

35-vjeçari Kacifas mbeti i vrarë nga RENEA më 28 tetor në Bularat të Gjirokastrës, gjatë festës së përvitshme në përkujtim të ushtarëve grekë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore në territorin e Shqipërisë.

Fillimisht Kacifas qëlloi me armë zjarri ndaj policisë, ndërsa më tej kur uniformat blu u vunë në ndjekje, ai nuk i ndali të shtënat drejt mjeteve të policisë.

Kështu pas disa orësh ndjekje, 35-vjeçari u rrethua, por edhe nga aty nuk i ndali të shtënat. Kjo bëri që gjatë shkëmbimit të zjarrit të mbetet i vrarë, duke refuzuar që të dorëzohet, sipas versionit të policisë shqiptare. /a.y/noa.al

Varrimi i Kacifas! Qytetari: U flliqëm si shtet, ja çfarë përgjigjeje i jep kryeministri Rama

Varrimi i Kacifas! Rama: Refuzoj shprehjen “na erdhi greku”, nuk e kemi armik