Transmetuar më 09-11-2018, 09:08

Fëmijët e princit William të Anglisë, djali George dhe vajza Charlotte e thërrasin me një emër të veçantë gjyshin e tyre Charls.

Nga një biografi e re për princin Charles, është zbuluar një detaj i veçantë.

Nipi George dhe mbesa Charlote, e thërrasin “gjyshi Uells”, duke qenë se e kanë dëgjuar shpesh të thirret duka i Uellsit.

Një mënyrë e ngjashme me të cilën mbretëresha Elizabeth thërriste gjyshin e saj nga nëna “gjyshi Anglia”, duke iu drejtuar mbretit George V.

Me sa duket kjo është një traditë e veçantë e familjes mbretërore angleze.

Duke folur për nipërit pak kohë më parë Charlestha se, “Duhen inkurajuar që të tregojnë gjërat për të cilat kanë interes. Gjyshja ime e bëri me mua dhe ishte e mrekullueshme. Është shumë e rëndësishme krijimi i lidhjes me ta kur janë të vegjël”. /a.y/noa.al