Transmetuar më 08-11-2018, 21:53

Gjatë shtatzënisë çdo grua është “viktimë” e dëshirave dhe e tekave. Por që sot çdo grua shtatëzënë duhet të heqë dorë nga kafeja gjatë kësaj periudhe.

Konsumimi i saj  rrit rrezikun e mbipeshës tek fëmija. Nga një studim që është kryer nga qendra kërkimore franceze në Suedi u gjet lidhja mes kafesë dhe mbipeshës tek foshnjat.

Studiuesit analizuan të dhënat e rreth 51,000 grave dhe fëmijëve të tyre. Ato raportuan në lidhje me konsumin e kafesë në muajt e shtatzënisë.

Më pak se 50 miligramë në ditë u konsiderua si konsumim i ulët, nga 50 deri në 199 miligram u konsiderua mesatar, nga 200 deri 299 miligram u konsiderua e lartë, ndërsa më shumë se 300 miligram kafe në ditë gjatë shtatzënisë konsiderohet shumë i lartë.

A mund të rezistosh për nëntë muaj pa kafe?

Në këtë rast, ekspertët rekomandojnë të konsumohet 200 miligramë në ditë dhe jo më shumë. Për më tepër, është mirë të dihet se studimet e mëparshme kanë treguar se gratë shtatzëna të cilat konsumojnë më shumë se 200 miligramë kafe në ditë kanë dy herë më shumë mundësi të kenë abort sesa ato që nuk konsumojnë kafe.

Gjithashtu konsumimi i tepruar i kafesë shkakton efekte të ndryshme si nervozizëm, pagjumësi dhe dhimbje koke.