Transmetuar më 08-11-2018, 21:45

Kryeministri Edi Rama i ftuar në “Real Story”, në Vizion Plus, teksa u pyet nga gazetari Sokol Balla në lidhje me ngjarjen e Bularatit, deklaroi se “ne nuk jemi një vend ku luftohet me purgatorët dhe se populli grek nuk është armiku ynë pasi shumë shqiptarë kanë gjetur strehë aty"

“Ne nuk jemi një vend ku luftohet me purgatorët. Ne jemi një vend, ku ndodhi sot diçka që ne e respektuam. Morëm masa ku u ndaluan dhe disa shtetas por unë refuzojë atë shprehjen “Na erdhi greku”. Kjo nuk është Greqia por është një segment folklorik. Dhe populli grek nuk është armiku ynë pasi shumë shqiptarë kanë gjetur strehë aty. Është një vend ku si në çdo vend disa gomerë veprojnë,”-u shpreh Rama.

Ndërsa pyetjes së gazetarit Sokol Balla për thirrjet raciste dhe mënyrën sësi u zhvillua funeral, kreu i qeverisë iu pergjigj:

“S’është asnjë lloj heroi ai që merr armën dhe qëllon njerëz të pafajshëm. Minoriteti grek është I respektueshëm dhe janë qytetar të këtij vendi.  Qeveria greke ka pasur qendrime të qarta. Ngjarja nuk ndikon në marrëdhëniet tona".