Transmetuar më 08-11-2018, 20:00

Nëntë qytetarë grekë janë shoqëruar në komisariat nga policia shqiptare, pasi ishin organizatorët për bllokimin e rrugës Gjirokastër-Kapshticë.

Në mesin e të ndaluarve janë ekstremisti i njohur, i cili është kryetar i Bashkimit Qendror të Epirit të Veriut, Babis-Harallambos Karathano dhe shtetasi Anestis Kacis.

Ndërkohë, mediat greke raportojnë se krahas Harallambos, në pranga kanë rënë edhe Thoma Stefo, ish-kreu i Këshillit drejtues të OMONIA, Kristo Duçi, ish-kreu i komunës Dropull si dhe Andrea Kurti.

Për tu interesuar për të arrestuarit, në komisariatin e Gjirokastrës ka shkuar kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule.

Gjithçka ndodhi pas ceremonisë së varrimit, ku rreth 500 shtetas grekë, mes tyre shumë ekstremistë, lanë fshatin Bularat për tu kthyer në Greqi.

Ata bllokuan aksin rrugor duke protestuar me të njëjtat thirrje të lëshuara edhe gjatë ceremonisë mortore. /k.k/noa.al/