Transmetuar më 08-11-2018, 19:38

Kryeministri i Greqisë ka folur pas ceremonisë mortore në Bularat, ku u përcoll për në banesën e fundit Kostandinos Kacifa.

Në një intevistë për mediat greke, Aleksis Cipras e quajti një ditë zie këtë të sotmen.

Për ngjarjen, ai është shprehur se nuk duhet të ndikojë aspak në përpjekjet e vendeve për të përmirësuar marrëdhëniet.

“Është një ditë zie për familjen që ka humbur fëmijën, hidhërimi dhe zemërimi janë të justifikuara. Greqia bëri atë që duhej të bënte me autoritetet shqiptare. Kjo ngjarje e pakëndshme nuk duhet të ndryshojë strategjinë tonë për t’u afruar më shumë me Shqipërinë. Atë ditë (më 28 Tetor), në fshat po varroseshin eshtrat e heronjve tanë të rënë në Shqipëri.

Këto zhvillime duhet të garantojnë të gjitha të drejtat e pakicës greke”, ka thënë Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras.

Qindra grekë morën sot pjesë në varrimin e 35-vjeçarit. /k.k/noa.al/