Transmetuar më 08-11-2018, 17:26

Pas një muaji trajtim në psikiari për shëndetin mendor, duekt se Selena Gomez ka treguar shenja të përmirësimit dhe ka dalë nga psikiatria.

Këngëtarja ka filluar të ndihet më mirë dhe të paktën për disa kohë ajo nuk do të kthehet në psikiatri. “Selena ka dalë…të paktën për momentin”, ka shkruar TMZ.

Gjithsesi ajo ka vendosur që të qëndrojë larg punës për disa kohë derisa të ndihet plotësisht mirë.

Selena vazhdon të ketë pranë saj mjekët profesionistë që po e ndjekin sepse përveç anës emocionale ajo pati një problem edhe me numrin e qelizave të gjakut që lidheshin me transplantin e veshkave që ajo bëri para 1 viti./b.l/noa.al/