Transmetuar më 08-11-2018, 16:37

Partia Demokratike doli sërish sot në një deklaratë për median për të kërkuar arrestimin e Vangjush Dakos.  Përmes një deklarate për mediar Alibeaj u shpreh se përgjimet e dosjes 339 kanë faktuar sipas PD, se Vangjush Dako është në komunikim të vazhdueshëm me bandat para, gjatë dhe pas zgjedhjeve, duke shkëmbyer me pasuri dhe pushtet votat e blera për tepsinë e Edi Ramës.

“Vangjush Dako duhet të arrestohet pa vonesë, sepse faktet e krimit elektoral të Vangjush Dakos janë të qarta dhe për këtë krim ai duhet të jetë në burg! Duhet te jete ne burg jo vetëm për këtë por edhe sepse çdo ditë në liri ai shkatërron prova dhe manipulon dëshmitarët, i ndihmuar plotësisht nga kryeministri i vendit Edi Rama" u shpreh Alibeaj në një prononcim për median nga selia blu.

Sipas PD-së "mosarrestimi i Dakos është dëshmia më e qartë e kapjes së shtetit nga krimi i organizuar me mbështetje të organizatës kriminale të Rilindjes të drejtuar nga Edi Rama. Është prova e shkatërrimit total të prokurorisë së krimeve të Rënda dhe hedh në erë alibitë qesharake për suksesin e reformës në drejtësi."

Kreu i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, i është përgjigjur akuzave të bëra nga deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj.

Dako në një postim në Facebook shkruan se  edhe Alibeaj do padi në gjykatë. Më tej kryebashkiaku i Durrësit shkruan se  Alibeaj “është me i pafytyri në fakt se ky vëllain e ka të dënuar jashtë shtetit për krime të rënda, por i kërkon llogari të tjerëve për kushërinjtë e 15 apo për zgjedhësit e 15 mijtë me të cilët flasin në telefon”.

“Ou! Edhe Enkelejd Alibeaj do padi për gjyq kështu? Mos! Ky është me i pafytyri në fakt se ky vëllain e ka të dënuar jashtë shtetit për krime të rënda, por i kërkon llogari të tjerëve për kushërinjtë e 15 apo për zgjedhësit e 15 mijte me të cilët flasin në telefon! S’ka problem, padia direkt dhe pastaj flasim para gjykatësit, meqë edhe ky vemje e llojit të vet më legen, dashka drejtësi”, shkruan Dako./b.l/noa.al/