Transmetuar më 08-11-2018, 16:21

Jeta e mbushur me angazhime të shumta na bën që jo në pak raste të abuzojmë me ushqimin që konsumojmë, apo edhe të rrimë për një kohë të gjatë me stomakun bosh. Ushqimi ka një ndikim shumë të madh në organizmin tonë.

Është e sigurt që kur zgjoheni nga gjumi ju thonë: Mos hani këtë, mos hani atë se jeni me stomak bosh! Kjo është shumë e vërtetë, kur ju nuk keni ngrënë asgjë duhet të bëni kujdes me ushqimet që do të hani ose aktivitetet që do të bëni.

Më poshtë do të shihni disa prej gjërave që nuk duhet t’i bëni asnjëherë me stomak bosh:

1-Nuk duhet të pini ilaçe sepse efekti i tyre zvogëlohet, si dhe shkakton probleme shëndetësore ose në qoftë se i pini shoqërojini ato me qumësht.

2-Nuk duhet të pini kafe sepse stimulon prodhimin e acidit, i cili shkakton urth.

3-Nuk duhet të pini alkool pasi ka pasoja të rënda për mëlçinë, zemrën dhe veshkat. Duhet të hani diçka para se të konsumoni alkool.

4-Çamçakëzi nuk lejohet të konsumohet direkt me stomakun bosh pasi mund të shkaktojë gastrit. Gjithashtu nuk duhet ta përtypni më shumë se 10 minuta.

5-Nuk duhet të pini lëngje frutash me stomakun bosh pasi mund të irritojnë stomakun dhe shkaktojnë gastrit./b.l/noa.al/