Transmetuar më 08-11-2018, 15:47

Gjatë një aksioni të policisë italiane janë prangosur mengjesit e ditës së sotme 5 shqipatarë dhe një bashkëpunëtore e tyre italiane në trafikun e drogës.

Sipas mediave lokale, operacioni i koduar “Brothers” ka shkatërruar aktivitetin kriminal të kësaj bande që kishte në zotërim trafikun e drogës, kryesisht kokainë, në territorin e komunës së Anagnit.

Baza operative ishte qendra historike e kësaj qyteze ku në muret antike të ndërtesave historike fshihnin dozat e kokainës që më pas u shitej klientëve.

Në urdhër arresti me burg janë vënë shqiptarët: Anton Feza, 34 vjeç, Leonard Kasaj, 36 vjeç, Mezin Cinaj, 36 vjeç dhe shtetasja italiane Marina Todora, 43 vjeç.

Ndërsa në urdhër arresti shtëpie janë vënë Agim Cepele, 43 vjeç e Përparim Tafa, 42 vjeç.