Transmetuar më 08-11-2018, 14:00

Tiranë, NOA.al- Kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë gjatë gjithë ditës në territorin shqiptar përjashtuar orët e mesditës.

Në ekstremet Veri- Verilindje, do të ketë zhvillim të vranësirave lokale dhe mundësi për shira të izoluar.

Pasditja dhe orët vijuese vijojnë kryesisht në kushtet e motit të kthjellët me vranësira të shpeshta në të gjithë vendin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen lehtë gjatë mëngjesit por mesdita sjell rritje me 2-3 °C të vlerave termike, duke u luhatur nga 7-24 gradë C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Veri-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 1-2 ballë. /a.y/noa.al