Transmetuar më 08-11-2018, 13:50

Mediat greke kanë publikuar pamje të rënda duke filmuar nga afër, arkivolin me trupin e pajetë të Konstandinos Kacifas, gjatë momenteve të kalimit nga shtëpia për në kishën e fshatit, ku po mbahet mesha para përcjelljes për në banesën e fundit.

Kortezhi mortor që ka prirë përcjelljen për në varrezat e fshatit të Konstandinos Kacifas, është paraprirë nga një flamur gjigant grek, shoqëruar me himnin e Greqisë.

Po ashtu kortezhi ka thirrur në kor “Kacifas ti je gjallë, na udhëhiq” dhe “Kacifas je hero”, ndërsa nuk kanë munguar thirrjet antishqiptare.

Ndërkohë gjithçka është bërë gati për ceremoninë mortore, ku në varrin e tij është shtruar një flamur grek, siç mund të shikoni në fotografi, ndërkohë që edhe pllaka e varrit shoqërohet me flamurin grek.

Krahas familjarëve dhe të afërmve, në Bularat për të përcjellë për në banesën e fundit Kacifas, kanë mbërritur me qindra shtetas grekë.

Madje pati nga ata që u shfaqën me flamurin e Vorio-Epirit mbi supe, duke bërë thirrje në nderim të të ndjerit.

35-vjeçari Kacifas mbeti i vrarë nga RENEA më 28 tetor në Bularat të Gjirokastrës, gjatë festës së përvitshme në përkujtim të ushtarëve grekë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore në territorin e Shqipërisë.

Fillimisht Kacifas qëlloi me armë zjarri ndaj policisë, ndërsa më tej kur uniformat blu u vunë në ndjekje, ai nuk i ndali të shtënat drejt mjeteve të policisë.

Kështu pas disa orësh ndjekje, 35-vjeçari u rrethua, por edhe nga aty nuk i ndali të shtënat. Kjo bëri që gjatë shkëmbimit të zjarrit të mbetet i vrarë, duke refuzuar që të dorëzohet, sipas versionit të policisë shqiptare. /a.y/noa.al

Kortezhi mortor për Kacifas, flamur gjigant grek dhe himni i shtetit fqinj

Grekët mbërrijnë në Bularat: Kacifas je heroi ynë! Eurodeputetja: Vrasje, dhunim i madh

Funerali i Kacifas, Dule: E vërteta nuk do të humbasë

Grekët mbërrijnë në Bularat: Kacifas je heroi ynë! Eurodeputetja: Vrasje, dhunim i madh

I mbuluar me flamurin grek, pamjet e rënda nga trupi i pajetë i Kacifas

Êçäåßá ôïõ 35÷ñïíïõ Êùíóôáíôßíïõ Êáôóßöá óôïõò ÂïõëéáñÜôåò Áëâáíßáò ôçí ÐÝìðôç 8 Íïåìâñßïõ 2018.(EUROKINISSI/ËÅÙÍÉÄÁÓ ÌÐÁÊÏËÁÓ)