Transmetuar më 08-11-2018, 13:09

Pjatat plastike një përdorimshe janë tërhequr nga tregu për shkak të nivelit të lartë të elementëve toksik të përdorur gjatë prodhimit.

Tërheqja e pjatave është bërë me urdhër të ministrisë së Shëndetësisë në Itali.

Bëhet fjalë për pjatat e firmës “Elios” dhe “Sea Party”, të prodhuar nga ‘T&M Trade & Marketing Srl’ në Bari.

Arsyeja e tërheqjes sipas ministrisë, është për shkak se materialet e përdorura për prodhim, nuk i përmbushin standardet e kërkuara.

Kështu në pjatat “Elois” u gjet përmbajtje e madhe polipropileni, dhe bëhet fjalë për ato me kod 1ELIOSFO8.

Për rrjedhojë u hoqën nga shitja lotet me kod, SEA PARTY: 1SEAPARTYFO10, 1SEAPARTYPI12, 700SEAPARTYFO, 700SEAPARTYPI, 500SEAPARTYFO28, 500SEAPARTYPI30;

ELIOS: 1ELIOSFO8, 1ELIOSPI10, 700ELIOSFO12, 700ELIOSPI14, 500ELIOSFO18, 500ELIOSPI20.

Po ashtu këshillohen konsumatorët që të mos përdorin pjatat plastike të denoncuara. Në rast se janë blerë më parë, këshillohet që të kthehen në dyqan dhe të kërkohet rimbursim. /a.y/noa.al