Transmetuar më 08-11-2018, 12:28

Një emigrant shqiptar ka gjetur vdekjen në Itali, si pasojë e një aksidenti të rëndë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme, e mërkurë, ku viktima është 65-vjeçari shqiptar T.A.

Mësohet se i ndjeri jetonte prej vitesh në zonën e Montalbano Jonico, provincë e Matera.

Shqiptari, në rrethana ende të paqarta u përplas për vdekje nga një makinë “Mercedes”, i drejtuar nga një banorë i zonës.

Mësohet se viktima ishte duke ecur në këmbë në rrugën “Strada Statale 106 Jonica”, në momentin që u përplas për vdekje.

Nga ana e policisë, u bë arrestimi i të dyshuarit për aksidentin, teksa vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al