Transmetuar më 08-11-2018, 11:34

Një operacion policor i koduar “Pritja” ka vënë në pranga tre punonjës të Hetimit Tatimor-Tiranë, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës në këmbim të ryshfetit.

Të arrestuarit janë Maluen Hoxha, 30 vjeç, banues në Tiranë, Alban Kapo, 28 vjeç, banues në Durrës dhe Idajet Vrapi, 28 vjeç, banues në Durrës, të tre me detyrë punonjës të Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Tiranë.

Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën.

Gjithçka pasi kundrejt një shume prej 30 mijë lekë të reja, kanë favorizuar një subjekt tregtar në qytetin e Korçës, duke i shmangur masën administrative.

Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, për të zbuluar më shumë mbi aktivitetin e tyre.

Sakaq në ngarkim të tyre materialet iu referuan Prokurorisë së Korçës. /a.y/noa.al