Transmetuar më 08-11-2018, 11:06

Del fotografia e italianit, i cili u arrestua në Tiranë më 2 nëntor, pasi ishte shpallur në kërkim. Mediat italiane shkruajnë se ai është arrestuar në kryeqytetin shqiptar, si pasojë e bashkëpunimit mes dy vendeve, ndërsa fshihej me emër tjetër.

Pasquale Scalise i lindur në Romë të shtetit fqinj, ka shkaktuar falimentimin e dy kompanive në Teramo, pasi bleu sasi të mëdha mallrash.

Më pas ai humbi gjurmët duke përvetësuar edhe llogaritë kontabël të dy kompanive.

Por për të mos u përballur me dënimin, ai u strehua në Shqipëri, ku qëndronte në zonën e “Ali Demit” dhe njihej me emrin Andrea. Madje ai punonte në një biznes të hapur nga e shoqja në Tiranë.

Policia shqiptare tha zyrtarisht se një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane, është kapur në Tiranë, me qëllim ekstradimi.

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, gjatë të premtes që lamë pas, policia e Tiranës vuri në pranga Pasquale Scalise, 47 vjeç, banues në Itali.

47-vjeçari rezulton person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata italiane e ka dënuar me 11 vite e 6 muaj burg për veprat penale “Mashtrim Financiar” dhe “Mashtrim kompjuterik”.

Shtetasi italian, i cili kishte ndryshuar dhe emrin nga Pasquale në Andrea, qëndronte në Tiranë në zonën e “Ali Demit”.

Arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimi, ndërkohë që veprimet e mëtejshme do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë. /a.y/noa.al

Kapet i dënuari nga drejtësia italiane me 11 vite burg, fshihej në Tiranë me emër tjetër

Kapet i dënuari nga drejtësia italiane me 11 vite burg, fshihej në Tiranë me emër tjetër on Vidnews.