Transmetuar më 07-11-2018, 23:39

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka ironizuar urdhrin e zëvendësministrit të Brendshëm Sandër Lleshi që i bëri Policisë së Shtetit për mbetjet urbane.

Në një postim të tij, Vasili komenton mesazhin e Lleshit që duhej të merrej me “plehrat kriminale që tunden e shkunden në mes të qyteteve tona”.

Kjo sipas tij është edhe arsyeja se pse Rama ‘vdes’ për Lleshin.

“Merret me plehrat e bashkisë dhe jo të krimit ndaj Edi Rama vdiq për Lleshajn. Urdhëri i parë i keqformimit kushtetues, që drejton sot në mënyrë antikushtetuese Ministrinë e Brendëshme ishte të merret policia me plehrat urbane dhe jo më plehrat kriminale që tunden e shkunden në mes të qyteteve tona. Jo rastësisht Lleshaj e fillon me një Sorrosizëm të tillë se këtë i ka kërkuar kryeministri. Ndaj dhe kryeministri "vdiq" për Lleshajn. Vetëm ai mund ta rehatoje kryeministrin dhe ta bëjë sefte punën duke urdhëruar Policinë e Shtetit të merret me plehrat e bashkisë dhe jo me plehrat e krimit.”-shkruan Vasili në postimin e tij.