Transmetuar më 07-11-2018, 21:52

Cristiano Ronaldo vijon të befasojë me paraqitjet e tij në fushën e lojës.

Gjatë mbrëmjes së sotme ai e ka nisur që nga minuta e parë takimin e vlefshëm për fazën e grupeve në Ligën e Kampioneve, mes Juventus dhe Manchester United.

Ajo që përbën lajm është se me këtë ndeshje ai ka vendosur një rekord tjetër në UEFA Champions League.

Portugezi është i vetmi lojtar që ka luajtur më shumë ndeshje në grupet e Championsit.

Cristiano Ronaldo së bashku me sulmuesin tjetër, Lionel Messi, konsiderohen si futbollistët më të mirë në botë aktualisht./a.k/noa.al/