Transmetuar më 07-11-2018, 18:54

Brad Pitt dhe Angelina Jolie do të dalin para gjyqtarit për të luftuar rreth kujdestarisë së fëmijëve.

Sipas TMZ, dy yjet e filmit përfundimisht do të vendosin për mbikëqyrjen e fëmijëve, në muajin dhjetor.

Kohë më parë u raportua se ish-çifti i njohur kishin arritur një marrëveshje për kujdestarinë e gjashtë fëmijëve të tyre gjatë verës së këtij viti.

Por, kjo marrëveshje u shkëput muajin e kaluar dhe tani ata kanë kërkuar nga gjykata që të jetë ndërmjetësues për gjashtë fëmijët e tyre.

Aktorët e famshëm u ndanë në shtator 2016 pas dy vitesh martesë dhe menjëherë paraqitën kërkesat për divorc. Çifti ka gjashtë fëmijë së bashku, të moshës 10 deri në 17 vjeç.

Çështja e kujdestarisë së fëmijëve ka krijuar një ‘luftë’ mes dy yjeve të Hollywood. Jolie aktualisht ka kërkuar kujdestarinë e plotë të fëmijëve, ndërsa Pitt kërkon kujdestarinë e përbashëkt. Aktualisht është aktorja që mban kujdestarinë e tyre./b.l/noa.al/