Transmetuar më 07-11-2018, 18:38

Pas dhimbjeve në stomak dhe shtimit të peshës, 30-vjeçarja Kayla Rahn, përfundoi në operacion për të hequr një kist në vezore me peshë 22 kilogramë.

Ajo tha se kishte vështirësi në frymëmarrje dhe po shtonte shumë peshë pa pasur mundësi ta rrëzonte atë, saqë të gjithë e pyesnin nëse ishte shtatzanë me binjakë.

Muajin e kaluar, 30-vjeçarja shkoi në departamentin e urgjencës në Spitalin Jackson, ku mjekët përfundimisht zbuluan burimin e shqetësimit të saj, që ishte një kist në vezore 22 kilogramë.

“Ky është një nga cistet më të mëdhenj që kam parë ndonjëherë dhe që kam operuar “, tha mjeku. Para operacionit, Rahn nuk mund të lëvizte mirë ose të luante me mbesat dhe nipërit e saj.

Tani që është kthyer në shtëpi, ajo po gëzon rikuperimin e lëvizjeve të dhe shpreson që të tjerët do të dëgjojnë trupat e tyre dhe do të kërkojnë trajtim kur është e nevojshme.

“Më kujtohet vetja duke i thënë nënës sime se gjithçka do të shkonte mirë. Sapo u riktheva në shtëpi pas operacionit, fillova të provoj rrobat e vjetra dhe më bënin sërish. Ishte ndjesi e mrekullueshme”, tha ajo. ” Ne jemi shumë të ngazëllyer që gjërat shkuan mirë për të, “tha Dr. Jones.

Kistet e vezoreve janë në të vërtetë shumë të zakonshëm dhe për fat të mirë, ato zakonisht janë të padëmshëm./b.l/noa.al/