Transmetuar më 07-11-2018, 16:04

Arilena Ara sapo ka publikuar këngën e saj me të re. “I’ll Give You My Heart” (Do ta jap zemrën)  titullohet kënga e saj e cila sapo është lansuar në kanalin ‘Youtube’.

“I’ll Give You My Heart”, është punuar nga kompozitori i saj i besuar, Darko Dimitrov, ndërkohë për tekstin është kujdesur Arnita Beqiraj.

Në këtë këngë ajo është shfaqur tejet e thjeshtë. Nuk mungojnë as skenat joshëse me një djal  të ri.

Që pas suksesit me këngën “Nëntori”, Arilena Ara i është përksuhtuar një karriere ndërkombëtare.

Kjo është edhe arsyeja pse këngët e saj të reja janë në anglisht, dhe njëlloj është edhe kënga e saj e fundit.

Xhirimet e klipit janë kryer në disa lokacione në Mal të Zi, ku artistja ka promovuar edhe disa nga bukuritë e këtij vendi./b.l/noa.al/