Transmetuar më 07-11-2018, 14:43

E pa djalin e tij vetëm 11 herë në 11 vite, dhe i telefononte shumë rrallë. Burri, një ish-futbollist, pas divorcit u transferua në Gjermani dhe zgjodhi që të mos kujdesej më ndaj djalit dhe të mos paguante detyrimin mujor ndaj ish-gruas për rritjen e të birit.

Kështu që çështja përfundoi në gjykatën e Napolit në Itali, për shkak se nga sjellja e të atit, djali ka zhvilluar një karakter shumë të brishtë.

Kështu këtë të hënë, gjyqtari vendosi që të dënojë burrin, duke i dyfishuar shumën që duhet të paguajë.

Babai i djalit, i cili tashmë është 15 vjeç, duhet të dëmshpërblejë djalin në shumën prej 100 euro në muaj ose 13 mijë e 200 euro në total, për shkak se e ka braktisur.

Ndërkohë shuma e prapambetur nga detyrimet që duhet të paguajë është 28 mijë e 354 euro, shkruan noa.al.

Djali siç ngrehet nëna ka vuajtur shumë, “Flet vetëm me familjen dhe nuk është shumë i hapur. Nuk arrin që të bëjë zgjedhje në jetën e përditshme dhe se për çdo gjë më pyet mua. Ndarja dhe braktisja nga i ati, e ka lënë me pasoja të rënda në karakter”.

Në planin juridik, shpjegon avokati i gruas Ciro Renino, dënimi cilësohet si dëm moral, por se për shkak të mos pagesës së detyrimit ushqimor mujor, u bë dyfishimi i pagesës që duhet të shlyejë, pasi ka konsumuar një vepër penale. /a.y/noa.al