Transmetuar më 07-11-2018, 10:37
Foto ilustruese

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Francës, është vënë në prangat e policisë në aeroportin e Rinasit.

Ai është shtetasi italian Alessandro Giorgi, i cili u vu në pranga gjatë kësaj të hëne nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas.

Giorgi, rezulton është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Parisi/Francë.

Kjo pasi Gjykata De Dresse në Francë. ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Mashtrimi”.

Mësohet se 41-vjeçari udhëtonte nga aeroporti i Romës në drejtim të aeroportit të Rinasit, ku dhe u bë arrestimi provizor i tij.

Në ngarkim të tij, veprimet e mëtejshme do të kryhen nga zyra e Interpolit në Tiranë. /a.y/noa.al