Transmetuar më 07-11-2018, 09:44
Foto ilustruese

Një zjarr i fuqishëm ka rënë në një pikë karburanti, duke bërë që të digjen edhe dy makina.

Rreth orës 01:00 të natës së kësaj të mërkure, në fshatin Veliternë të Maliqit, ka rënë zjarr në një pikë karburanti, aktualisht jashtë funksionit.

Nga veprimet e para, rezulton se zjarri ka rënë në një mjet tip kamion me targë AA098 RE, në pronësi të shtetasit V.B, 50 vjeç, banues në Tiranë.

Flakët janë përhapur më tej edhe në një autoveturë, të cilat kanë qenë të parkuara dhe për pasojë janë djegur plotësisht.

Dyshohet se zjarri mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale, ndërsa aktualisht po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al