Transmetuar më 07-11-2018, 09:03

Dy makina janë përfshirë nga zjarri gjatë natës mes të hënës dhe të martës teksa kanë qenë të parkuara.

Bëhet fjalë për dy automjete të cilat janë djegur në zonën e Vlorës.

Makinat e djegura janë një BMW me targa AA 990 SE dhe një Volkswagen me targa AA 825 LU.

Nuk dihet nëse ka lidhje mes dy ngjarjeve, ndërkohë që policia po heton.

Sakaq nga ana e policisë, po punohet për të zbuluar rrethanat e rënies së zjarrit, për të zbuluar nëse është zjarrvënie e qëllimshme apo aksidentale. /a.y/noa.al